Lidhje

Ekspertët e mjeksisë po ekzaminojnë trupat e viktimave të avionit qipriot


Zyrtarët e qeverisë në Qipro thonë se ekspertët e mjeksisë po ekzaminojnë trupat e viktimave të avionit qipriot që u rëzua në periferi të Athinës, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 121 pasagjerëve dhe ekuipazhit.

Avioni i shoqërisë Helios që shkonte nga Qiproja në Athinë u përplas në një mal në afërsi të kryeqytetit grek, duke varë të gjithë njerëzit në bord.

Zyrtarët thonë se ekspertët po bëjnë analiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe nëse ata kishin vdekur para përplasjes.

Disa zyrtarë thonë se aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të rënies së presionit atmoferik në kabinë, ndërsa të tjerë spekulojnë se mund të ketë patur probleme me sitemin e ajrit të kondicionuar.

Ndërkaq, hetuesit thonë se dy kutitë e zeza të avionit janë dërguar në Paris për analiza. Qiproja ka shpallur tri ditë zije kombëtare për viktimat, shumica e tyre nga Qiproja.

XS
SM
MD
LG