Lidhje

Ligjvënësit irakianë vazhdojnë përpjekjet për të rënë dakort për kushtetutën e re


Udhëheqësit politikë irakianë vazhdojnë përpjekjet për të rënë dakord për kushtetutën e re, ndërkohë që po afrohet afati për t’ia paraqitur atë për miratim parlamentit.

Negociatat vazhduan sot në Bagdad, pasi parlamenti shtyu dy herë sesionin për të shqyrtuar kushtetutën e re të vendit. Sipas kushtetutës së përkohëshme të Irakut, sot është afati i fundit që të miratohet kushtetuta e përhershme.

Disa ligjvënës kanë sugjeruar shtyrjen e afatit, megjithë presionine ushtruar nga Shtetet e Bashkuara për t’iu përmbajtur kkushteve fillestare. Udhëheqës suni, shi’itë dhe kurdë, vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje mbi një sërë çështjesh, përfshirë rolin e fesë në shtet, dhe kompetencave të qeverisë qendrore dhe atyre rajonale.

Parlamenti ka në plan të mblidhet pas disa orësh, para se të skadojë afati i mesnatës. Ndërkohë në një sulm vetëvrasës në një restorant të Bagdatit, u plagosën 11 persona. Disa të tjerë u plagosën nga një predhë mortaje që goditi Ministrinë e Brendëshme në lindje të Bagdadit.

XS
SM
MD
LG