Lidhje

Sharon: Tërheqja e dhimbshme por e domosdoshme për sigurinë e Izraelit


Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon, tha se tërheqja e Izraelit nga Rripi i Gazës është një hap i dhimbshëm por esencial për sigurinë kombëtare të Izraelit.

Në një fjalim drejtuar vendit sonte në televizion, zoti Sharon tha se Izraeli nuk mund ta mbajë përgjithmonë atë teritor. Ai vuri në dukje se 8 mijë e 500 kolonë janë të rrethaur në Gaza nga më shumë se një milionë palestinezë, shumë prej të cilëve në kampe refugjatësh të tej mbushur. Ai tha se tani u përket palestienzëve të spastrojnë ekstremistët.

Zoti Sharon tha se Izraeli do t’u përgjigjet me degën e ullirit përpjekjeve për paqe të palestinezëve dhe paralajmëroi se ai do t’u kundërpërgjigjet tepër rreptë sulmeve të mëtejshme.

Sot më herët, Gjenerali më i lartë izrelit paralajmëroi se trupat do të largojnë me forcë çdo izraelit që qendron në territorit e Gazës të mërkurën. Mijëra ushtarë dhe policë izraelitë shkuan në Gazë gjatë natës për të paraqitur urdhërat e largimit nga territori. Hyrja e tyre u bllokua në të paktën 5 nga 21 vendbanimet izraelite nga të rinj që protestonin kundër tërheqjes.

XS
SM
MD
LG