Lidhje

Të paktën 159 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Venezuelë


Zyrtarët besojnë se askush nuk ka mbetur gjallë nga një avion kolumbian udhëtarësh që u rrëzua sot në Venezuelë me të paktën 159 njerëz në bord.

Avioni i kompanisë West Caribbean po udhëtonte nga Panamaja për në ishullin francez Martinique të Karaibeve, kur piloti njoftoi për difekt në të dy motorët. Aeroplani u rrëzua pas pak në shtetin Zulia të Venezuelës.

Ekipet e shpëtimit deri tani nuk kanë gjetur persona të mbetur gjallë dhe zyrtarët thonë se nuk ka gjasa që ata të gjejnë të gjallë. Aeroplani u rrëzua në një zonë të largët të përfshirë nga një stuhi e fuqishme shiu.

Zyrtarët francezë se në avion kishte 153 udhëtarë, që të gjithë shtetas francezë që ktheheshin në Martinikë pas pushimeve në Panama. Ekuipazhi thuhet se përbëhej nga 6 deri në 8 kolumbianë. Presidenti francez Zhak Shirak shprehu ngushëllimet e tij për viktimat.

XS
SM
MD
LG