Lidhje

Maradona fillon një karrierë të re si drejtues spektakli televiziv


Futbollisti i famshëm argjentinas Diego Maradona, që dje ka filluar një karrierë të re. Ai drejton një spektakël të titulluar “Nata e Dhjetëshes”, një referencë për numrin që mbante si futbollist.

Në premierën e mbrëmshme të emisionit, ai kishte si të ftuarin më të rëndësishëm legjendarin Pele. Të dy futbollistët folën ngrohtësisht me njëri-tjetrin për tema su muzika, futbolli dhe droga, duke lënë mënjanë rivalitetet e vjetra.

Të ftuar të tjerë në spektakël ishin edhe ish-tenistja e njohur argjentinase Gabriela Sabatini dhe aktorja italiane Maria Grazia Cucinotta.

Maradona lexoi gjithashtu edhe disa letra nga admiruesit dhe u mësoi disa admirueseve gra sesi to gjuanin topin e futbollit. Disa javë më parë Maradona u bë zëvendëspresident i skuadrës së futbollit Boca për të rinj.

Të dyja këto angazhime të reja, e kthejnë futbollistin e famshëm në qendër të vëmendjes për herë të parë, që pasi la futbollin dekadën e kaluar, mes problemeve të drogës dhe shëndetësore. Aktualisht po bëhet një dokumentar për Maradonën 45 vjeçar.

Maradona arriti kulmin e famës në vitin 1986 kur e çoi Argjentinën drejt fitores së kampionatit botëror të futbollit. Në vitin 2000 FIFA zgjodhi atë dhe Pelen si lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.

XS
SM
MD
LG