Lidhje

Ushtria izraelite filloi të nxjerrë me forcë kolonët nga Rripi i Gazës


Ushtria izraelite ka filluar të nxjerrë me forcë kolonët hebrenj nga Rripi i Gazës. Qindra ushtarë dhe policë të paarmatosur hynë sot në mëngjes në disa nga vendbanimet kryesore, pasi skadoi afati i largimit të kolonëve. Ushtarët filluan t’i detyronin kolonët që nuk donin të largoheshin të hypnin në autobusë.

Ushtria izraelite tha se deri në mbrëmje rreth 25 përqind e të gjitha shtëpive dhe ndërtesave në Rripin e Gazës ishin evakuuar dhe autoritetet njoftuan se tërheqja mund të përfundojë brenda pak ditësh e jo javësh.

Në Jeruzalem, Kryeministri Ariel Sharon u kërkoi kolonëve që të mos sulmojnë policët dhe ushtarët.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin Moshe Katsav, zoti Sharon tha se pamjet e evakuimit ishin të dhimbshme.

Kryeministri e bëri propozimin për tërheqjen nga Gaza vitin e kaluar, duke thënë se kostoja njerëzore dhe financiare për mbrojtjen e 8 mijë e 500 kolonëve të rrethuar nga mbi 1 milionë palestinezë të Gazës, ishte shumë e lartë. Izraeli e mori nën kontroll Rripin e Gazës në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967.

XS
SM
MD
LG