Lidhje

Bosnje: Ashdaun bën thirrje për luftë kundër narkotikëve


Ndërmjetësi kryesor ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë, Paddy Ashdown, tha se paaftësia e vendit për të luftuar trafikun e narkotikëve ka krijuar kushte për strehimin e trafikantëve.

Zoti Ashdown tha sot se Bosnja punon me lista të vjetëruara të narkotikëve dhe nuk ka mekanizma efektive për të luftuar trafikun ndërkombëtar të drogave.

Ai tha se ligjet për kontrollin e narkotikëve ekzistojnë vetëm në entitetet sërbe dhe myslimano-kroate të vendit, megjithëse janë hartuar ligje edhe për luftën kundër narkotikëve në shkallë vendi.

XS
SM
MD
LG