Lidhje

Cërvenkovski kundër shqipes si gjuhë e dytë zyrtare në polici dhe ushtri


Presidenti maqedonas Branko Cërvenkovski kundërshtoi sot propozimin e Bashkimit Demokratik për Intregrim që gjuha shqipe të jetë gjuhë e dytë zyrtare në ushtrinë dhe policinë e vendit.

Presidenti Cervenkovski tha se ideja për dygjuhësinë në ushtri nuk është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe kjo nuk është lënë jashtë pa qëllim.

Ndërkohë, po në Maqedoni, Sindikata e Arsimit, Shkencës e Kulturës kërkon rritjen e pagave për punonjësit e këtyre fushave.

Qeveria dhe Sindikata kanë filluar bisedimet para disa ditësh dhe ndonëse të dyja palët shprehen optimiste, për një zgjidhje të mundshme, ka shqetësime se mosarritja e marrëveshjes tani që kanë mbetur më pak se dy javë nga fillimi i vitit shkollor, mund të shkaktojë shtyrjen e tij.

XS
SM
MD
LG