Lidhje

Këln: Mijra pelegrinë të rinj përshëndesin Papën Benedict


Mijra pelegrinë të rinj përshëndetën Papën Benedict, i cili arriti të enjten në Këln të Gjermanisë për festimet me rastin e Ditës Botërore të Rinisë, që organizohet nga Kisha Katolike.

Papa u bëri thirrje pelegrinëve, që brohorisnin në brigjet e lumit Rin, t’i shërbejnë Zotit. Ai foli para tyre duke qendruar mbi një barkë në mes të lumit.

Presidenti Hërst Koehler dhe Kancelari Gerhard Shrëder e pritën Papën në aeroportin e Këlnit, kur po zbriste nga avioni për të filluar turneun katërditor, i pari që bën në vendlindjen e tij që nga ardhja në krye të Kishës Katolike në muajin prill.

Papa Benedikt, ka në plan të takohet me udhëheqës hebrenj dhe myslimanë në Gjermani dhe të dielën do të mbajë një meshë në shesh të hapur.

Organizuesit thonë se në ceremonitë me rastin e Ditës Botërore të Rinisë do të marrin pjesë deri në 800 mijë vetë nga rreth 200 vende në kushtet e masave të rrepta të sigurisë. //az//

XS
SM
MD
LG