Lidhje

Bashkësia ndërkombëtare mirëpret tërheqjen e Izraelit nga vendbanimet në Gaza


Komuniteti ndërkombëtar reagoi pozitivisht ndaj zbatimin nga Izraeli të planit të tij të tërheqjes nga të gjitha vend-banimet e Rripit të Gazës dhe nga katër të Bregut Perëndimor.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, i tha gazetës Nju Jork Tajms, se ky është “një moment dramatik në historinë e Lindjes së Mesme”. Ajo përshëndeti Kryeministrin Ariel Sharon duke thënë se ai po tregon që është një udhëheqës tepër kurajoz që po realizon tërheqjen e dbatueshme, që filloi këtë javë.

Por, ajo shtoi, se si Izraeli edhe aalestinezët, duhet të hedhin hapa të tjerë, drejt krijimit të një shteti palestinez.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, e quajti tërheqjen “një mundësi historike që nuk duhet ta lënë t’u ikë nga duart”.

Edhe udhëheqësit e Egjiptit, Jordanisë dhe Kuvajtit po ashtu e përshëndetën tërheqjen e Izraelit si një hap të parë pozitiv drejt krijimit të një shteti të pavarur palestinez. //az//

XS
SM
MD
LG