Lidhje

Nasa do të shtyjë fluturimet deri në mars 2006


Nasa vendosi të shtyjë fluturimet e anijeve për vajtje ardhje në hapësirë deri në mars të vitit 2006, duke anuluar një lëshim të planifikuar pë në shtator.

Ky vendim i Nasës merret një ditë pasi një grup ekspertësh thanë se zyrtarët e agjencisë amerikane të hapësirës kanë neglizhuar masat e sigurisë për hir të rifillimit të fluturimeve në hapësirë.

Shtatë ekspertë nga komisioni i sigurisë i Nasës prej 25 anëtarësh, publikuan një dokument ku thuhej se megjithë suksesin e misionit të anijes Discovery, Nasa nuk ka mësuar nga gabimet e saj të mëparshme.

Ekspertët paraqitën mendim të kundërt me një raport të shumicës së anëtarëve komisionit, ku thuhej se Nasa ka bërë hapa të rëndësishëm për të korrigjuar problemet që çuan në humbjen e anijes së hapësirës Columbia.

Të shtatë ekspertët e kritikojnë Nasën për praktika të dobëta në mirëmbajtjen teknike të anijeve, duke përmendur një copë materiali izolues prej rreth 500 gramësh që u shkëput nga serbatori kryesor i jashtëm i anijes Discovery gjatë lëshimit të saj.

Ata akuzojnë gjithashtuj manazherët e Nasës për prepotencë dhe vetkënaqësi, gjë që sipas tyre ka çuar në marrjen e vendimeve të gabuara.

XS
SM
MD
LG