Lidhje

Rusia – Kina: stërvitja e parë të përbashkët ushtarake


Rusia dhe Kina filluan stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake, ndërsa komandantë nga të dyja vendet këmbëngulin se manovrat nuk kanë si synim të frikësojnë vendet e tjera. Stërvitja ushtarake 8 ditore e koduar

Misioni i Paqes 2005 filloi sot në portin rus të Vladivostokut dhe përfshin gati 10 mijë trupa tokësore, detare dhe ajorore.

Gjenerali Liang Guang-Lie, shefi i shtatëmadhorisë kineze tha se stërvitjet kanë si objektiv luftën kundër terrorizmit, separatizmit dhe ektremizmit.

Në një deklaratë të veçantë, homologu i tij rus, Juri Balujevski tha se stërvitja e përbashkët ushtarake nuk po kryhet për të kërcënuar ndonjë vend tjetër.

Departamenti amerikan i Shtetit tha dje se ishte informuar për stërvitjet para se ato të fillonin dhe shpreson se ato do t’i shërbejnë synimit për paqe dhe stabilitet në rajon. //az//

XS
SM
MD
LG