Lidhje

Jordani: Dy anije të marinës amerikane i shpëtojnë goditjes me raketa


Forcat jordaneze të sigurisë kanë ndërmarrë një operacion masiv kërkimi për katër persona që dyshohet se lëshuan raketat që pothuajse goditën dy anije të marinës amerikane të ankoruara në portin e Akabës në Detin e Zi. Zyrtarët jordanezë thonë se tri raketa Katjusha u hodhën rreth orës 8:30 të mëngjesit nga një magazinë në Akaba.

Dy prej raketave ranë pranë anijeve, por pa arritur t’i godisnin ato. Njëra goditi një depo ushtarake, ndërsa tjetra shpërtheu pranë një spitali ushtarak. Një ushtar jordanez u vra dhe një tjetët u plagos. Raketa e tretë ra rreth 15 kilometra më tutje, në anën izraelite të kufirit, po pa shpërthyer.

Zyrtarët jordanezë thonë se po kërkojnë për katër të dyshuar me kombësi irakiane dhe egjiptiane që e kishin marrë me qera magazinën para disa ditësh. Një grup i lidhur me al-Kaidën mori përgjegjësinë për sulmet në një deklaratë në internet që nuk është verifikuar ende.

XS
SM
MD
LG