Lidhje

Papa Benedikt viziton një sinagogë në Këln


Papa Benedikt u bëri thirrje të krishterve dhe hebrenjve të bashkojnë forcat në mënyrë që ideologjia e çmendur raciste që solli si rezultat Holokaustin, të mos përsëritet më kurrë. Ati i shenjtë paralajmëroi se ende ekziston kërcënimi i racizmit dhe anti-semitizmit dhe kërkoi ripërtëritjen e dialogut mes të krishterëve dhe hebrenjve.

Ai i bëri komentet në një sinagogë në Këln të Gjermanisë, që dikur ishte shkatërruar nga nazistët. Papa, udhëheqësi i dytë i kishës katolike që viziton një sinagogë, ndoqi me vëmendje lutjet hebraike. Papa Benedikt mbërriti dje në Këln për Ditën Botërore të Rinisë, një aktivitet i të rinjve katolike nga e gjithë bota.

Po sot Papa zhvilloi një takim me përfaqësues të besimeve të tjera të krishtera, ndërsa nesër do të mbajë një takim me udhëheqës të komunitetit mysliman në Gjermani. Të dielën ai do të drejtojë një meshë në qiell të hapur.

XS
SM
MD
LG