Lidhje

Shqipëria në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve


Në Shqipëri, nesër do të ketë përsëritje të votimeve në 3 nga 100 zonat elektorale të vendit. Votimet e nesërme mund të çojnë në shpalljen përfundimtare të rezultateve të zgjedhjeve dhe ta lejojnë kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha të fillojë zyrtarisht formimin e qeverisë së koalicionit.

Që nga votimet e tre korrikut, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u paraqitën mbi 300 ankesa por Komisioni vendosi që zgjedhjet të përsëriten vetëm në tre zona. Njëra prej tyre është edhe zona zgjedhore numer dy, ne te cilen perfshihen komunat malore te Shkodres dhe Malesise se Madhe dhe ku konkurrojnë Astrit Bushati për Partinë Demokratike dhe Pal Lera për Partinë Socialiste.

Më 3 korrik, ne kete zone nuk u votua ne 19 qendra votimi per shkak te mungeses se listave te votuesve.

Ndërkohë në zonen elektorale 90 ne Gjirokaster ka ende mosmarrëveshje për procesin e rivotimit.

Socialistët nuk kanë dorëzuar listën e komisionerëve për qendrat e votimit të komunës së Lazaratit, ndërsa democratët thanë se do të respektojnë kodin zgjedhor nëse komisioneret socialiste nuk paraqiten.

Ndërkaq, Ambasadori i ODIHR-it Jorgen Grunet zhvilloi sot një seri takimesh ne Gjirokastër dhe pritet të marrë pjesë në vëzhgimin e votimeve të nesërme.

XS
SM
MD
LG