Lidhje

Britani: Autoritetet mendojnë se kanë parandaluar një sulm me gaz nervor kundër parlamentit


Një gazetë britanike shkruan se autoritetet mendojnë të kenë parandaluar një përpjekje për të kryer një sulm me gaz nervor kundër parlamentit.

Gazeta Sunday Times shkruan se celula të Al-Kaidës në Britani bënë studime të shumta vitin e kaluar si dhe regjistrime në video-kaseta në përgatitje për një sulm kundër parlamentit dhe sistemit të metrove të Londrës.

Sipas Sunday Times-it, një dokument i brëndshëm i agjencive të zbulimit tregon se terroristët u përpoqën të përdornin gaz sarin si dhe bomba kimike artizanale.

Njoftohet se zyrtarë britanikë të zbulimit shfrytëzuan një informues të Al-Kaidës për të deshifruar korrespondencën e koduar elektronike, që u gjet në kompjuterat e personave të dyshuar si terroristë në Britani dhe në Pakistan. Policia nuk ka bërë asnjë koment rreth artikullit të gazetës Sunday Times. //az//

XS
SM
MD
LG