Lidhje

Gaza: Mijëra trupa të paarmatosura izraelite vërshojnë në 4 vend-banime hebraike


Mijëra trupa të paarmatosura izraelite vërshuan të djelën në 4 vend-banime të Rripit të Gazës në përpjekje për të përfunduar evakuimin e territoreve.

Buldozerët e ushtrisë thyen portat e vendbanimit Katif, ku kundërshtarët e tërheqjes u kishin vënë zjarrin rrotave të makinave dhe plehrave për të bllokuar hyrjen e trupave izraelite.

Më vonë kolonët u lutën së bashku me ushtarët para se të hipnin në autobuzë dhe të largoheshin në qetësi. Në jug, dhjetra adoleshentë në vendbanimin Atsmona i pritën trupat me thirrje kundër tërheqjes.

Megjithatë nuk pati akte dhune aty ose në vendbanimin Slav aty pranë. Qindra trupa të tjera nuk hasën në qëndresë në vendbanimin tjetër Elei Sinai në Gazën veriore.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Ariel Sharon dënoi sulmet e hebrenjve ekstremistë kundër ushtarëve dhe forcave policore. Duke folur para takimit të përjavshëm të kabinetit, zoti Sharon kritikoi ashpër udhëheqësit e kolonëve për nxitjen e qëndresës ndaj evakuimit.

Trupat izraelite fillojnë të hënën evakuimin e vendbanimit Netzarin, i fundit prej 21 vendbanimeve që po evakuohen në Rripin e Gazës. //az//

XS
SM
MD
LG