Lidhje

Iraq: Negociatorë kurdë, sunni dhe shiitë në përpjekje për marrëveshje mbi kushtetutën para afatit të së hënës


Negociatorët kurdë, sunni dhe shiitë të Irakut po zhvillojnë (e djelë) bisedime maratonë në përpjekje për të rënë dakord mbi projekt-kushtetutën e vedit, para afatit të nesërm. Negociatorët nuk kanë qënë në gjendje të zgjidhin mosmarrëveshjet lidhur me kërkesat për autonomi politike, shpërndarjen e të ardhurave kombëtare si dhe për rolin e ligjit islamik në Irakun e pas luftës.

Një zëdhënës i qeverisë irakiane tha se në se negociatorët nuk arrijnë një marrëveshje deri nesër në mesnatë, ligjvënësit mund ta ndryshojnë kushtetutën për t’i shtyrë bisedimet për herë të dytë.

Ndërkohë, zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se kanë filluar një hetim penal rreth vdekjes së një të afërmi të ambasadorit të Irakut në Kombet e Bashkuara. Djali i kushëririt të ambasadorit Samir Sumaidai u vra në muajin qershor kur marinsat amerikanë kontrolluan shtëpinë e tij në pjesën perëndimore të Irakun. Mohamed Sumaidai u vra afër Hadithas më 25 qershor. Disa javë më vonë, ambasadori e cilësoi vrasjen krim dhe kërkoi hetime të plota. //az//

XS
SM
MD
LG