Lidhje

Petersen: Bisedimet kanë nevojë për një delegacion shumë të përgatitur nga Kosova


Zëri i Amerikës: Ka kritika për mungesën e përgatitjeve të duhura nga udhëheqësit e Kosovës për bisedimet për statusin përfundimtar? A po përgatiten udhëheqësit shqiptarë siç duhet për bisedimet për statusin?

Soren Jesen Petersen: Së pari është shumë e qartë për të gjithë ne se bisedimet për statusin do të fillojnë në fund të këtij viti, por nuk duket se është e qartë për të gjithë udhëheqësit e Kosovës se ky është fakt sepse nuk është herët për të filluar diskutime thelbësore për ta përgatitur Kosovën për bisedime. Ka pasur diskutime në sekretariatin e forumit, por tani duhet të pasohen me veprime. Sepse do të jenë neegociata shumë të ndërlikuara, do të ketë nevojë për një delegacion shumë të përgatitur nga Kosova dhe tani vërtetë është koha për tu bërë gati.

Zëri i Amerikës: Çfarë i pengon serbët e Kosovës që të dalin tani nga enklavat dhe të integrohen në shoqërinë e Kosovës?

Soren Jesen Petersen: Çfarë ekzaktësisht po i pengon serbët e Kosovës të dalin nga enklavat dhe të integrohen në shoqërinë e Kosovës, Serbia. Shumë prej tyre do të donin të bënin kështu, të dalin nga enklavat, të jenë pjesë e procesit, të marrin pjesë në formësimin e shoqërisë së Kosovës, por për fat të keq, nuk janë lejuar, ndjejnë se nuk lejohen dhe për fat të keq, nuk kanë ndjerë se kanë mbështetjen dhe kurajon për të shkuar përpara pa një sinjal të qartë nga Beogradi. Mendoj se është një gabim shumë serioz i Beogradit. Serbët e Kosovës po humbasin shumë raste këto ditë për formësimin e të ardhmes së Kosovës. Decentralizimi është një shembull, institucionet e përkohshme të vetëqeverijes, dolën me një nismë, ndoshta nuk është perfekte, nuk mendoj se është, as këto institucione nuk mendojnë se është, por është një bazë shumë konstruktive për diskutime të tjera por për fat të keq, nuk ka me kë të diskutohet. Vendimi në Beograd është marrë për të mos u angazhuar. Ata që paguajnë çmimin për këtë nuk janë njerëzit në Beograd, por serbët e Kosovës që do të donin të ishin pjesë e kësaj shoqërie në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Çfarë do të ndodhë me projektet pilot për decentralizimin nëse serbët vazhdojnë të mos marrin pjesë?

Soren Jesen Petersen: Së pari janë pesë projekte pilot dhe tre prej tyre mund të shkojnë përpara edhe pa pjesëmarrjen e serbëve. Nuk shoh ndonjë arsye pse të mos shkohet përpara. Qeveria është e angazhuar për të gjetur mënyrën për të shkuar përpara për zbatimin e këtyre projekteve. Për këto dy që janë interes direct i serbëve të Kosovës, nuk e di ende. Nëse në fund, zbatimi do të jetë i pamundur për shkak të mungesës së angazhimit të serbëve të Kosovës, kjo nuk do të përdoret sigurisht kundër institucioneve vendore të vetëqeverisjes.

Zëri i Amerikës: Ende është e paqartë se cili do të mund të jetë roli i misionit të Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin. Çfarë roli do të ketë ky mission gjatë bisedimeve?

Soren Jesen Petersen: Diskutimet për statusin do të jenë përgjegjësi e një të dërguari të posacëm të emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, roli i këtij misioni këtu do të jetë në dy pjesë: së pari të mbështesë të dërguarin me të gjithë llojin e informacionit për të cilin aim und të ketë nevojë dhe së dyti, po kaq e rëndësishme, misioni të vazhdojë të ndihmojë Kosovën të ecë përpara për të qenë e qëndrueshme, me përparim në ndërtimin e shoqërisë shumëetnike. Do të jetë shumë e rëndësishme për të dërguarin për statusin, që Kosova të vazhdojë të përparojë dhe që UNMIK-u të luajnë një rol shumë, shumë të rëndësishëm në atë proces.

Zëri i Amerikës: Çfarë roli do të keni ju vetë në këto bisedime, gjatë kohës që ato do të zhvillohen?

Soren Jesen Petersen: I dërguari për statusin do të ketë nevojë për shumë këshilla për gjendjen në terren, shumë mbështetje, ai do të llogarisë shumë në të dërguarin special këtu, dhe pastaj do të shohim.

XS
SM
MD
LG