Lidhje

Rojet bregdetare amerikane në kërkim të 31 kubanëve


Roja Bregdetare amerikane njoftoi se po kërkon për 31 kubanë, që thuhet se figurojnë të humbur pasi barka e tyre u fundos në ngushticën e Floridës.

Roja Bregdetare filloi kërkimin pasi 3 kubanë, që u shpëtuan nga një anije tregëtare dje vonë, thanë se barka e tyre me 31 njerëz të tjerë në bord, u përmbys. Tre migrantët u kthyen në Kubë. Roja Bregdetare tha se gjeti sot një barkë të mbytur rreth 26 kilometra larg vendit ku anija tregëtare shpëtoi 3 kubanët.

Sipas agjencisë së lajmeve Rojter, një zëdhënës i Rojes Bregdetare tha se ai nuk është i sigurtë në se incidenti ishte një përpjekje për kontrabandim emigrantësh.

XS
SM
MD
LG