Lidhje

Presidenti Bush synon rritjen e mbështetjes për luftën në Irak


Presidenti Bush thotë se udhëheqësit e Irakut po e përfundojnë punën për një kushtetutë demokratike të vendit, sipas fjalëve të tij “duke i bërë ballë terrorizmit dhe pesimizimit”.

Presidenti i bëri këto komente në një fjalim që mbajti sot në shtetin perëndimor të Utah-s, i cili synonte rritjen e mbështetjes për luftën në Irak. Presidenti Bush foli në Kuvendin Kombëtar të Veteranëve të Luftrave jashtë vendit, që po mbahet në Salt Lake City. Ai u tha veteranëve se Shtetet e Bashkuara kanë mundur fashizmin dhe komunizmin dhe se do të mundin po ashtu edhe ideologjinë e urryer të terroristëve.

Presidenti i ndërpreu pushimet në fermën e tij në Crawford të Teksasit, për të zhvilluar një udhëtim në mbarë vendin këtë javë, ku do të mbajë dy fjalime mbi luftën në Irak dhe luftën kundër terrorizmit. Në qendrën ku po mbahet kuvendi ishte të plan të zhvillohej një miting kundër luftës.

XS
SM
MD
LG