Lidhje

Bush: Tërheqja izraelite ka ndryshuar dinamizmin në Lindjen e Mesme


Presidenti Bush tha se tërheqja izraelite nga 25 vendbanime hebraike në territoret palestineze ka ndryshuar dinamizmin në Lindjen e Mesme dhe ka ofruar shpresë për popullin palestinez.

Presidenti Bush i bëri këto komente sot, pak pasi Izraeli tërhoqi të gjitha trupat nga dy vendbanimet e fundit, të planifikuar për t’u evakuar. Presidenti tha se hapi i ardhshëm është krijimi i një qeverie palestineze funksionale në Rripin e Gazës, që mban përgjegjësi para popullit të vet.

Po sot trupat izraelite shembën barrikadat që pengonin hyrjen për në dy vendbanime veriore Sanur dhe Homesh dhe filluan të nxirrnin që andej radikalë të rinj hebrenj që ishin zotuar se nuk do të lejonin evakuimin. Banorët e dy vendbanimeve të tjera hebraike ishin larguar vetë.

Dje, Izraeli përfundoi evakuimin e të 21 vendbanimeve të Rripit të Gazës, duke i dhënë fund pushtimit 38 vjeçar të territorit palestinez. Izraeli njoftoi se shtëpitë në të 25 vendbanimet do të shkatërrohen brënda 10 ditësh.

XS
SM
MD
LG