Lidhje

Prishtinë: ekspertët fillojnë gërmimin në një varrezë serbe


Ekspertët mjeko-ligjorë të OKB-së filluan gërmimin e 41 varreve në një varrezë serbe të Prishtinës, ku ata besojnë se ndodhen eshtra të serbëve që rezultojnë të zhdukur nga konflikti i vitit 1999.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se besojnë që fjala të jetë për viktima të një sërë rrëmbimesh dhe vrasjesh gjatë tërheqjes së forcave serbe dhe dislokimit atje të paqeruajtësve të Natos.

Zyrtarët thonë se rreth 50 serbë u zhdukën në zonën e Prishtinës para se të hynin paqeruajtësit. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se në Kosovë rreth 3 mijë njerëz rezultojnë të zhdukur. Shumica e të zhdukurve janë shqiptarë dhe rreth 400 janë serbë.

XS
SM
MD
LG