Lidhje

Tiranë: Shqetësime për kuotat e reja të pranimeve në universitete


Universitetet shqiptare po diskutojnë me shqetësim kuotat e reja të pranimeve të studentëve që u shpallën në mënyrë të njëanshme nga qeveria Nano në një prej mbledhjeve të saj fundit.

Dekanët e universiteteve zhvilluan sot një mbledhje ku i vlerësuan kuotat e reja si të papërballueshme.

Drejtuesit e Universiteteve pohuan se as qeveria dhe as ministria e arsimit nuk e ka marrë fare mendimin e tyre për këtë rritje të jashtëzakonshme të numrit të pranimeve, që i tejkalon kapacitetet ekzistuese teknike dhe ato pedagogjike.

Ndërkohë që regjistrimet e studentëve po vazhdojnë me shpejtësi dhe datat e konkurseve të pranimit po afrojnë, universitetet dhe ministria e arsimit ende nuk kanë arritur një kompromis lidhur me treguesit e shtuar të vitit të ri akademik.

XS
SM
MD
LG