Lidhje

Raport i ri për rritjen e popullsisë së botës


Një raport i ri për prirjen e popullsisë globale, lë të kuptohet se popullsia e botës vazhdon të rritet dhe se 99 për qind e kësaj rritjeje në të ardhmen e afërt do të ndodhë në vendet më pak të zhvilluara.

Raporti i Zyrës për Kërkime për Popullsinë në Washington thotë se pjesa më e madhe e rritjes vjen nga niveli i lartë i lindjeve në vendet më të varfra të botës.

Gratë e Nigerit zënë vendin e parë, që lindin mesatarisht 8 fëmijë. Në Evropë ritmi i lindjeve ka rënë kaq shumë saqë është e vetmja pjesë e botës ku popullsia do të jetë më e vogël deri në vitin 2050.

Raporti parashikon se deri në vitin 2050, popullsia e botës do të rritet me 43 për qind duke arritur në 9. 2 miliardë njerëz.

XS
SM
MD
LG