Lidhje

SHBA i bëjnë thirrje Beogradit të arrestojë Karaxhiçin dhe Mlladiçin


Zyrtari më i lartë amerikan për krimet e luftës, Pierre Richard Prosper tha se Sërbia e Mali i Zi nuk mund të synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe në NATO në qoftë se nuk arrestojnë 2 personat më të kërkuar për krime lufte.

Ambasadori Prosper bëri thirrje për arrestimin e ish udhëheqësit të sërbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç dhe komandantit të ushtrisë Ratko Mlladiç.

Ai tha se është e rëndësishme që të përfundohet puna, siç u shpreh ai, për t’i nxjerrë ata para drejtësisë në mënyrë që vendi dhe komuniteti ndërkombëtar të mund të përqëndrohen në çështje të tjera.

Zoti Prosper i bëri këto komente në Beograd ku u takua me kryeministrin sërb Vojisllav Koshtunica dhe me zyrtarë të tjerë.

XS
SM
MD
LG