Lidhje

SHBA: arrestohet një bandë kriminelësh aziatikë


Zyrtarët federalë të rendit arrestuan anëtarët e një rrjeti keqbërësish në disa qytete të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Atlantic City në New Jersey. Ata u ndaluan kur shkuan të merrnin pjesë në një dasëm që ata mendonin se ishte e një kryetari bande, por në fakt ishte sajesë për të kapur ata. Ja ç’thotë agjentja e FBI-së Leslie Wiser.

“Në vend që të gjenin dasmorë me kostume, anëtarët e bandës kriminale aziatike u përshëndetën nga grupi i agjentëve të FBI-së së Atlantic City-t”.

Kështu përfundoi një hetim i fshehtë 6 vjeçar që nisi kur agjentët federalë filluan të ndiqnin disa ngarkesa me cigare kontrabandë. Kjo çoi në droga kontrabandë, miliona dollarë të falsifikuar dhe më në fund një marrëveshje për shitje armësh që kriminelët e arritën me agjentë sekretë federalë. Ndihmës-prokurori amerikan Charles McKenna thotë se kriminelët po kontrabandoni rreth 50 raketahedhëse dhe afro 50 hedhës antitankesh.

Mbi një mijë pushkë automatike ishin gjithashtu pjesë e marrëveshjes. Ngarkesat e ardhura kontrabandë, mbërritën në Shtetet e Bashkuara në portet e New Jerseyt dhe Kalifornisë. Që atje, ato u ngarkuan nëpër kamionë për t’u shpërndarë në gjithë Shtetet e Bashkuara.Një operacion i sofistikuar, por po aq i sofistikuar ishte edhe operacioni i FBI-së.

“Agjentët e fshehtë ishin aq bindës, saqë një nga të arrestuarit pyeti nëse dasma do të bëhej gjithsesi. Kur i thanë që nuk kishte dasëm, ai shprehu shqetësimin për çiftin e ri duke pyetur se çfarë i ndodhi”- thotë agjenti i FBI-së.

Në operacion u arrestuan gjithsej, 87 aziatikë.

XS
SM
MD
LG