Lidhje

Vazhdojnë pasojat e motit të keq në Evropën Qendrore dhe Lindore


Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë në Evropën qendrore dhe lindore, ndërsa qeveritë e Bernës dhe Bukureshtit vlerësojnë dëmet pas shirave të rrëmbyera të kësaj jave, që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 42 personave.

Në Rumani, një nga vendet më të prekura nga përmbytjet, ministri i brendshëm Vasile Blaga tha se 31 persona gjetën vdekjen gjatë dy javëve të fundit. Ai tha se përmbytjet në Rumani kanë shkaktuar vdekjen e 67 personave këtë vit dhe dëme materiale që kapin shifrën e afro 2 miliardë dollarëve.

Helikopterët në Zvicër, Austri dhe Gjermani po çojnë sot ndihma dhe po evakuojnë banorët e bllokuar në zonat e prekura, pas katër ditësh shirash të rrëmbyer që shkakuan rrëshqitje toke dhe përmbytje në gjithë rajonin.

Ndërkohë zyrtarë portugezë thonë se zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll flakët që kanë përfshirë pjesët qendrore dhe veriore të vendit gjatë dy javëve të fundit. Të paktën 14 vetë kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve dhe 180 mijë hektarë pyje janë djegur.

XS
SM
MD
LG