Lidhje

Çmimet botërore të naftës arritën rekord të ri


Çmimet botërore të naftës arritën sot një rekord të ri. Çmimi i naftës bruto për muajin tetor arriti në 68 dollarë për fuçi para se të briste më vonë në 67 dollarë për fuçi në tregun e New Yorkut.

Analistët fajësojnë për rritjen e çmimeve një stuhi që kërcënon prodhimin e naftës në zonat bregdetare të Amerikës duke shkaktuar një rënie të furnizimit me benzinë në Shtetet e Bashkuara.

Njoftimet e fundit të metereologëve bëjnë të ditur se stuhia ka të ngjarë të mos godasë këto zona. Ndërkohë Fondi Monetar Ndërkombëtar vuri në dukje se çmimet e larta të naftës mund të pengojnë zhvillimin ekonomik të Azisë dhe të krijojnë inflacion në Indonezi dhe Filipine.

Sipas njoftimeve të tjera, çmimet e larta të naftës dëmtojnë besimin tek biznesi në Gjermani, ekonomia më e madhe e Evropës. Çmimet e larta të energjisë bëjnë që të mbeten më pak para për investime biznesi për të krijuar vende të reja pune. Gjatë vitit të kaluar çmimet e naftës bruto janë rritur me 55 përqind.

XS
SM
MD
LG