Lidhje

Vendoset gurthemeli i katedrales së re katolike në Prishtinë


Zyrtarët më të lartë vendorë në Kosovë dhe diplomatë të lartë ndërkombëtarë, përfshi shefin e zyrës amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg, morën pjesë sot në ceremoninë e vënies së gurthemelit të katedrales së re katolike në Prishtinë, e cila do të mbajë emrin e nënë Terezës.

Katedralja Nënë Tereza në qendër të Prishtinës, është në të njëjtën kohë monument kushtuar gruas madhështore shqiptare që përfaqëson nëna Tereza, sic theksuan klerikët më të lartë katolikë sot në Prishtinë.

Prishtinë, u vu sot gurthemeli i katedrales së re katolike, e cila do të mbajë emrin e nënë Terezës.

Ceremonia e organizuar në qendër të qytetit, mblodhi personalitetet më të larta të vendit, presidentin Rugova, zëvëndëskryeministrin Adem Salihaj, përfaqësuesit e zyrave diplomatike në Kosovë, shefin e zyrës amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg, shefin e zyrës britanike, Mark Dikinson, diplomatë, zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, klerikë dhe qytetarë të cilët kremtuan fillimin e ndërtimit të kësaj katedraleje.

Presidenti Ibrahim Rugova, nënvizoi rrënjët e krishtera në Kosovë. Ton Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj katedraleje, tha presidenti Rugova. Arqipeshkvi I Uashingtonit, Theodor Mekkeri, përshëndeti në gjuhën shqipe kurse Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Mark Sopi, bekoi gurthemelin e katedrales së re.

Katedralja Nënë Tereza në qendër të Prishtinës, është në të njëjtën kohë monument kushtuar gruas madhështore shqiptare që përfaqëson nëna Tereza, sic theksuan klerikët më të lartë katolikë sot në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG