Lidhje

Presidenti Rugova dërgohet në Gjermani për analiza mjekësore


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova u dërgua me avion në një bazë ushtarake amerikane në Gjermani për t’u kuruar nga të ftohtët, i cili e detyroi atë t’i kufizonte veprimtaritë e tij politike gjatë kësaj jave.

Zyra e zotit Rugova i tha Zërit të Amerikës se mjekët e kishin ekzaminuar zotin Rugova dhe kishin rekomanduar që ai të dërgohej për kurim në spitalin e bazës ushtarake Landshtul në Gjermani.

Mjekët nuk bënë komente të hollësishme rreth natyrës së sëmundjes por thanë se shenjat i ngjanin një të ftohte.

XS
SM
MD
LG