Lidhje

Presidenti i Irakut viziton Shtetet e Bashkuara muajin e ardhshëm


Presidenti i Irakut Jalal Talabani do të vijë në Shtetet e Bashkuara muajin e ardhshëm, për t’u takuar me Presidentin Bush dhe për të kryesuar delegacionin irakian në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York.

Një zëdhënës i presidentit tha se zoti Talabani do të shkojë fillimisht më Washington për bisedime me zotin Bush dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

Ai tha se presidenti irakian do të shkojë më pas në New York për takimin e përditshëm treditor të nivelit të lartë të udhëheqësve botërorë, ku ai pritet të flasë para Asamblesë së Përgjithshme.

Kjo do të jetë vizita e parë e zotit Talabani në Shtetet e Bashkuara që kur u bë president i Irakut në prill.

XS
SM
MD
LG