Lidhje

Zëvendësimi i mundshëm i Ministrit të Mbrojtjes shkakton tensione mes zyrtarëve serbë dhe atyre malazezë


Zyrtarët malazezë thonë se do t’i kundërshtojnë përpjekjet për zëvendësimin e ministrit të mbrojtjes së Serbisë dhe Malit të Zi, gjë që e ka kërkuar një nga partitë kryesore të koalicionit qeveritar në Serbi.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe Malit të Zi Vukasin Maras, që është edhe vetë malazez thotë se një zëvendësim i Ministrit të Mbrojtjes Prvoslav Daviniç do të kishte pasoja të paparashikueshme për vendin.

Komentet e këtij zyrtari pasojnë akuzat nga ana e partisë G17 Plus, sipas së cilave zoti Daviniç nuk kishte arritur të mbante nën kontroll buxhetin ushtarak dhe se nuk e ka drejtuar siç duhet ushtrinë. Partia pastaj kërkoi shkarkimin e tij.

Një politikan tjetër i lartë malazez Miodrag Vukoviç paralajmëroi gjithashtu se shkarkimi do t’i tensiononte edhe më tej marrëdhëniet mes Serbisë dhe Malit të Zi dhe do t’i bënte malazezët të intensifikojnë përpjekjet e tyre për pavarësi.

Sipas procedurave të ndërlikuara për konfirmimin e ministrave në Serbi dhe Malin e Zi, serbët duhet të sigurojnë miratimin e ligjvënësve malazezë për ndryshime në kabinet.

XS
SM
MD
LG