Lidhje

Kukës: Gjendet kufoma e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Hasit


Policia e Qarkut verilindor te Kukesit konfirmoi se kufoma e gjetur të shtunën mbasdite në ujrat, poshtë Urës së Leshnicës, rreth 5 kilometra nga qyteti i Kukësit, është dërguar për ekzaminim në Laboratorin Qendror të Kriminalistikës në Tiranë.

Kufoma u gjet rastesisht, e lidhur me pjesë betoni, nga peshkataret e zonës, që lajmëruan policinë vendore, e cila dyshoi se i përkiste mjekut Behar Kastrati, ish-kryetar i degës vendore të Partise Demokratike në rrethin e Hassit.

Ai u rrëmbye në mesnatën e 7 korrikut, vetëm, 4 ditë pas zgjedhjeve parlamentare, nga persona ende të panjohur dhe familjarët hodhën dyshime të forta se ishte rrëmbyer për motive politike. Të dhënat e para, të njoftuara të djelën nga ekspertë mjeko-ligjorë të kriminalistikës në Tiranë, kanë arritur në përfundimin se kufoma i përket mjekut Behar Kastati.

Sipas ekzaminimeve tëpara, ai fillimisht ai është mbytur me litar dhe, më pas, është hedhur në ujrat e liqenit të Fierzës. Këtë e vertetojnë edhe gjurmët e dhunës, të gjetura në trupin e tij.

Vendi ku u gjet trupi i pajetë i mjekut Kastrati ndodhet rreth 35 kilometra nga ku u pat u rrembyer mbremjen e 7 korrikut, në afërsi të shtëpisë së tij në rrethin e Hasit.

Ngjarja po hetohet nga policia e rrethit te Kukesit dhe nga prokuroria e krimeve te renda.

XS
SM
MD
LG