Lidhje

Kosovë: Vriten dy serbë dhe plagosen dy të tjerë

  • Linda Karadaku-Ndou

Dy të rinj serbë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën mbrëmë vonë në një fshat të Shtërpcës, pasi u qëlluan nga persona të paidentifikuar.

Policia në Kosovë njoftoi se viktimat po shkonin me makinë drejt pjesës jugore të Kosovës, kur persona të panjohur hapën zjarr nga një automjet tjetër. Zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë dënuan incidentin tragjik ndërkohë që përfaqësuesit serbë të Kosovës, thanë se ky incident do të shkaktojë përsëri mbylljen në enklava të pakicës serbe.

Shefi i zyrës amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg, shprehu zemërimin e tij për “këtë vrasje gjakftohtë” dhe u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë informacion, të raportojnë në polici, e cila është e përfshirë në një aksion të përgjithshëm për hetimin e këtij akti kriminal.

Agjencia e lajmeve The Associated Press njofton se administratori i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Soren Jesen-Petersen, e dënoi incidentin dhe bëri thirrje për qetësi. Kjo agjenci lajmesh njoftoi gjithashtu se kryeministri i Sërbisë, Voislav Koshtunica, fajësoi për sulmin shqiptarët e Kosovës dhe kritikoi misionin e OKB-së për dështim në mbrojtjen e pakicës sërbe.

XS
SM
MD
LG