Lidhje

Xhihadi Islamik merr përgjegjësinë për shpërthimin në qytetin izraelit Beersheba


Policia izraelite thotë se një palestinez kreu një sulm vetëvrasës nga i cili u plagosën rëndë dy roje izraelite në qytetin Beersheba. Policia tha se autori i shpërthimit aktivizoi lëndën plasëse pranë stacionit kryesor të autobuzëve të qytetit në orët e mëngjesit me trafik të dendur. Organizata ekstremiste Xhihadi Islamik mori të djelën vonë përgjegjësinë për sulmin.

Udhëheqësi palestinez Mahmud Abaz e dënoi sulmin, i pari i këtij lloji që kur Izraeli filloi këtë muaj tërheqjen nga vendbanimet hebraike në Rripin e Gazës.

Ndërkaq, kabineti izraelit miratoi dislokimin e policisë egjiptiane në vijën kufitare të Egjiptit me Gazën. Në bazë të një marrëveshjeje, Egjipti do të vendosë 750 roje kufiri në anën e tij të kufirit për të zëvendësuar trupat izraelite, në përpjekje për të ndalur kontrabandën ndërkufitare.

Izraeli thotë se të gjitha forcat e tij në Gazë do të largohen nga rajoni kufitar deri në fund të shtatorit.

XS
SM
MD
LG