Lidhje

Irak: Arabët suni protestojnë kundër projekt-kushtetutës


Qindra arabë suni, që kundërshtojnë projekt-kushtetutën e re të Irakut janë mbledhur në Tikrit për të protestuar ndaj dokumentit, ndërsa një organizatë e rëndësishme politike suni tha se do të vazhdojë përpjekjet për të ndryshuar dokumentin.

Pjesa më e madhe e udhëheqësve arabë suni u kanë bërë thirje pasuesve të tyre t’i kundërvihen projekt-kushtetutës përmes një referendumi kombëtar, i cili do të zhvillohet më 15 tetor. Një organizatë e madhe, e njohur si Partia Islamike Irakiane, tha se do të kërkojë ndryshime para se të zhvillohet votimi.

Presidenti i përkohshëm i Irakut Xhalal Talabani u bëri thirje irakianëve të mbështesin projekt-kushtetutën, megjithë mosmarrëveshjet.

Ndërkaq, agjencia e lajmeve Reuters po kërkon lirimin e menjëhershëm të një kameramani irakian, i cili është ndaluar nga forcat amerikane pasi u plagos prej tyre dje kur po udhëtonte me makinë në Bagdat. Një tjetër pjesëtar i ekipit të gazetarëve u vra gjatë incidentit, i cili ndodhi kur një patrullë policie irakiane u bë objekt sulmi. Agjencia citoi ushtrinë amerikane, sipas së cilës hetuesit vazhdojnë të marrin në pyetje të plagosurin.

XS
SM
MD
LG