Lidhje

Intervistë me At Savën, kryefamulltar i Manastirit të Deçanit


Një klerik orthodoks serb u bëri thirrje udhëheqësve politikë shqiptarë në Kosovë që të marrin më shumë përgjegjësi për t'i ndihmuar serbët të ndjehen më të qetë. At Sava Janjiç, krye famulltar i Manastirit të Deçanit në Kosovën perëndimore, tha se udhëheqësit shqiptarë duhet të flasin më shumë në media dhe t'i shpjegojnë komunitetit të tyre se serbët nuk përfaqësojnë një rrezik për shqiptarët e Kosovës. Korrespondentja jonë Linda Karadaku-Ndou ishte në Deçan dhe i mori At Savës këtë intervistë.

Zëri i Amerikës: A ndjeheni të sigurt këtu?

At Sava: Le të themi se ndjehemi të sigurt, sepse edhe Zoti na mbron, por mendoj se ka edhe një mbrojtje ndërkombëtare që është gjithashtu shumë e rëndësishme. Mendoj gjithashtu se shumë njerëz e kuptojnë se ky është një vend shumë I rëndësishëm për gjithkënd në Kosovë dhe kjo mendoj se na bën të sigurtë. Por sigurisht që do të ishte shumë më mirë që ne të ishim të lirë për të lëvizur rreth e qark.

Zëri i Amerikës: A ju ka kërcënuar dikush?

At Sava: Për fat të keq, kohët e fundit, kemi pasur disa shkrime në media, në një të përditshme të Prishtinës, në të cilën një udhëheqës veteran I UCK-së, tha disa gjëra që mund të interpretohen si kërcënim. Ne mundohemi të besojmë se kjo sigurisht nuk do të kuptohet kështu dhe gjithë njerëzit do të kuptojnë se ky vend është I rëndësishëm për të gjithë. Cfarë marrëdhëniesh keni me njerëzit përreth dhe vecanërisht me shqiptarët? Sava: Para luftës, kemi pasur marrëdhënie shumë të mira, edhe gjatë luftës, kemi ndihmuar shqiptarët këtu duke dhënë ndihmë humanitare dhe duke u dhënë strehë disave prej tyre për t’I mbrojtur prej policisë serbe. Pas luftës, për fat të keq, kjo nuk ka vazhduar dhe kemi pasur përshtypjen se njerëzit kanë frikë të kenë kontakte me ne. Do të donim të kishim më shumë kontakte me banorët lokalë. Kemi vendosur marrëdhënie relativisht të mira me komunën, por sigurisht do të vlerësonim shumë më tepër përpjekje nga komuniteti lokal për të na ndihmuar të ndjehemi se ka vend për komunitetin tonë në Kosovë dhe që mund të jetojmë si qytetarë normalë si gjithkush tjetër.

Zëri i Amerikës: Cfarë mendoni për pozitën e pakicës serbe këtu, a po I kërcënon dikush ata?

At Sava: Nuk ka nevojë të jesh drejtperdrejtë I kërcënuar për tu ndjerë I kërcënuar. Në fakt në Kosovë pas luftës, është një atmosferë në të cilën serbët, përfundimisht, nuk ndjehen jo vetëm të sigurtë, por ndjejnë se as nuk ka vend për ta në këtë shoqëri, sepse cdo gjë në shoqëri, duket se formësohet, qepet, vetëm për komunitetin shqiptar të Kosovës. Mendoj se për të ardhmen e Kosovës, pavarësisht se cili do të jetë statusi përfundimtar, kjo do të duhet të jetë një shoqëri në të cilën të gjitha komunitetet dhe grupet fetare duhet të jenë të barabartë si qytetarë të Kosovës. Mendoj se nëse do të arrijmë të ndërtojmë një shoqëri të tillë, serbët dhe gjithë të tjerët në Kosovë, pakicat në vecanti, do të ndjehen më të sigurtë dhe më të qetë.

Zëri i Amerikës: Cfarë mund të bëhet ekzaktësisht këtu që serbët të ndjehen kështu si thoni ju?

At Sava: Komuniteti shumicë, komuniteti shqiptar në Kosovë, mendoj që duhet të marrë më shumë përgjegjësi për t’i ndihmuar serbët të ndjehen më të qetë dhe të ndjehen këtu si në shtëpi. Mendoj se është e rëndësishme që të ketë më shumë përgjegjësi dhe më shumë përpjekje nga udhëheqësit e Kosovës, përshembull, ata mund të flasin më shumë në media, mund tu flasin komuniteteve të tyre, tu shpjegojnë se fakti I të qënit serb, nuk përfaqëson nevojshëm rrezik për shqiptarët e Kosovës. Dhe të tregojnë në një mënyrë se cdo lloj ekstremizmi apo radikalizmi, nuk është rrugë që do ta cojë shoqërinë e Kosovës drejt Evropës. Mendoj, më shumë përgjegjësi nga udhëheqësit politikë, dhe sigurisht më shumë përpjekje në arsimim dhe media, do të ndihmonin në një mënyrë për të ndryshuar perceptimet dhe do të na ndihmonte të shkonim drejt së ardhmes së bashku.

Zëri i Amerikës: A mund të bëhet kjo nëse serbët vazhdojnë të mos marrin pjesë në institucionet e Kosovës dhe në proceset politike në vazhdim?

At Sava: Personalisht besoj se pjesëmarrja në institucione është e rëndësishme. Do të ishte e rëndësishme që të kishim përfaqësues serbë në institucionet e Kosovës, megjithëse serbët kanë marrë pjesë në parlamentin e Kosovës dhe në institucione të tjera më parë, por për fat të keq, nuk kanë parë ndonjë rezultat konkret. Sigurisht që për t’i tërhequr serbët që tu bashkohen institucioneve, është e rëndësishme që të bëhen disa hapa të dukshëm përpara duke u dhënë disa të drejta serbëve, ndoshta, duke pasur më shumë mirëkuptim në kërkesat për decentralizim, më shumë mirëkuptim për të drejtat e njeriut dhe cështje të tjera, që në një mënyrë do t’i bënte serbët të ndjeheshin më të inkurajuar, për të marrë pjesë më aktivisht; sepse shumica e serbëve besojnë se duke marrë pjesë në institucionet e Kosovës, nuk mund të ndryshojnë asgjë. Prandaj ndjehen të shkurajuar.

Zëri i Amerikës: Sa me rëndësi do të jetë për kishën ortodokse në Kosovë, bisedimet për statusin përfundimtar dhe statusi përfundimtar i Kosovës, a mendoni se do të ndikojë në pozitën e kishës ortodokse këtu, pozitën tuaj, të këtij manastiri, të cfarëdo gjëje që lidhet me të?

At Sava: Pavarësisht se cili do të jetë statusi përfundimtar I Kosovës, kisha do ta pranojë atë nëse është një zgjidhje e negociueshme, e cila është pranuar gjithashtu nga komuniteti ndërkombëtar. Por ne mendojmë se pozita e kishës nuk duhet të varet drejtëpërdrejtë nga statusi, pasuria kulturore në Kosovë duhet të mbrohet vecanërisht nga mekanizma të ndryshëm që do të lejojnë që këto monumente të bukura të mbijetojnë për të ardhmen, sepse është thesar I përbashkët për të gjithë ne që jetojmë këtu. Prandaj mendojmë se cështja e statusit dhe e zgjidhjeve territoriale, nuk mund të kenë asgjë të përbashkët me pasurinë kulturore. Këto dy gjëra janë krejt të ndryshme. Sigurisht që e vetmja gjë që do të na bëjë ne të ndjehemi më të sigurtë dhe më mirë në Kosovë është që komuniteti shumicë, të pranojë të drejtën e kishës ortodokse serbë për të ekzistuar në Kosovë dhe ne si serbë të ekzistojmë në këtë shoqëri, si qytetarë të barabartë. Mendoj se e kemi atë të drejtë dhe kjo është e vetmja mënyrë për të shkuar përpara drejt së ardhmes.

XS
SM
MD
LG