Lidhje

Kosovë: Arrestohet një pjesëtar i policisë ndërkombëtare


Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara në Kosovë thonë se një pjestar policisë ndërkombëtare u arrestua mbrëmë nën akuzat për trafikim të qenieve njerëzore.

Arrestimi bëhet vetëm pak ditë pas ndalimit nga autoritetet të dy policëve të tjerë të OKB-së si dhe të katër shtetasve të huaj nën dyshimet se kanë qenë përfshirë në një rrjet të trafikut njerëzor në Kosovë.

Zyrtarët nuk kanë dhënë hollësi rreth arrestimeve por agjencia e lajmeve Associated Press citon autoritetet sipas të cilëve policiët kanë qenë pakistanezë.

XS
SM
MD
LG