Lidhje

Shqipëri: Shpallet rezultati i zgjedhjeve të 3 korrikut


Zyrtarët e zgjedhjeve në Shqipëri deklaruan sot fitues të zgjedhjeve të 3 korrikut koalicionin e partive të opozitës.

Shpallja sot e rezultatit të zgjedhjeve kthen përsëri në pushtet Partinë Demokratike të ish-presidentit Sali Berisha dhe aleatët e tij, pas tetë vjet qeverisjeje të qeverisë socialiste.

Kryeministri Fatos Nano që po largohet nga ky post, dha dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Partisë Socialiste, pasardhëse e ish- Partisë Komuniste, pasi autoritetet konfirmuan se ajo i humbi zgjedhjet. Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve u shty për shkak të më tepër se 300 ankesave për votimet e korrikut. Zyrtarët e zgjedhjeve urdhëruan përsëritjen e votimeve në disa prej 100 zonave elektorale të vendit.

Shqipëria shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, dhe një nga kushtet që duhet të përmbushë për këtë, është edhe zhvillimi i zgjedhjeve të drejta dhe të lira.

XS
SM
MD
LG