Lidhje

Udhëheqësit botërorë shprehin ngushëllime për viktimat e uraganit


Udhëheqësit botërorë po shprehin ngushëllimet e tyre dhe po ofrojnë ndihmë për viktimat e uraganit Katrina që shkaktoi shkatërrime në brigjet jugore amerikane.

Kryeministri i Indisë Manmohan Singh i dërgoi një letër Presidentit Bush ku i shprehte ngushëllime si dhe besimin se nën udhëheqjen e tij populli amerikan do të reagojë me bujari ndaj atyre që janë në vështirësi si pasojë e uraganit.

Një zëdhënës i qeverisë koreanojugore tha se Presidenti Roh Moo-Hyun, në një letër për Presidentin Bush shprehte shqetësim për dëmet dhe shpresën se ato do të eliminohen pa vonesë.

Kryetari i asamblesë kombëtare të Irakut, Hajim al-Hassani, shprehte ngushëllimet e tij në një letër dërguar ligjvënësve të Kongresit amerikan. Shtëpia e Bardhë tha sot se kryeministri i Kanadasë Paul Martin i telefonoi Presidentit Bush për t’i shprehur ngushëllime dhe për t’i ofruar ndihmë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan tha se shujmë vende kanë ofruar ndihmë dhe se Uashingtoni është i hapur ndaj të gjitha ofertave të tilla.

XS
SM
MD
LG