Lidhje

Irak: Shiitët shprehin mbështetje për projekt-kushtetutën


Në Irak, mijëra shiitë dolën në rrugët e qytetit të dytë më të madh të vendit, për të shprehur mbështetjen për projekt-kushtetutën e re.

Tubimi në Basra u organizua nga dy parti kryesore shiite, në përgatitje për referendumin kombëtar të 15 tetorit.

Demostruesit dënuan gjithashtu ngjarjen e së mërkurës në Bagdad, ku u vranë mijëra pelegrinë shiitë gjatë një procesioni fetar.

Funeralet për viktimat vazhduan sot, ndërkohë që qeveria filloi një hetim për tragjedinë.

Ndërkohë në Irakun perëndimor, ku janë përqendruar arabët suni, protestën demonstruan kundër kushtetutës, për të cilën ata druhen se mund të sjellë praktikisht si rezultat ndarjen e Irakut.

Në një zhvillim tjetër ushtria amerikane thotë se tre ushtarë amerikanë janë vrarë në Irakun Qendror që nga dita e mërkurë.

Gjyqi i Sadamit

Zyrtarë irakanë thonë se ish-diktatori Saddam Hussein do të dalë para gjyqit gjysmën e dytë të muajit tetor, në mënyrë që të mos ketë ndikim në rezultastin e referendumit kombëtar mi kushtetutën e vendit që do të zhvillohet më 15 tetor.

Megjithatë, nuk ka ende ndonjë njoftim nga ana e Gjykatës së Posaçme Irakiane, por zyrtarë të afërt me çështjen e Saddam Husseinit, thanë sot se ai do të gjykohet për vrasjet e dhjetra banorëve në vitin 1982në qytetin e Duxhailit.

Vrasjet thuhet se janë hakmarrje ndaj atentatit të dështuar kurndër Saddamitnë këtë qytet. Më vonë, Saddam Hussein pritet të gjykohet me krime tët jera, përfshirë vrasjen me gaz helmues të kurdëve në Halabxha dhe shtypjen në vitin 1991 të kryengritjes shiite në Irakun Jugor.

XS
SM
MD
LG