Lidhje

2 milionë fuçi naftë në ditë do të nxirren nga rezervat strategjike


Agjencia ndërkombëtare e energjisë thotë se do të nxjerrë në treg 2 milionë fuçi me naftë në ditë nga rezervat e saj strategjike për ndihmuar në lehtësiimin e krizës së karburantit që po kërcënon Shtetet e Bashkuara.

Në Washington, sekretari amerikan i agjencisë Samuel Bodman tha se Shtetet e Bashkuara do të nxjerrin në përdorim 30 miluionë fuçi nafte nga rezervat strategjike të vendit.

Ai tha se vendet e agjencisë ndërkombëtare të energjisë, shumica evropiane do të japin edhe 30 milionë fuçi nafte për një periudhë fillestare prej 30 ditësh.

Hera e fundit që kjo agjenci vuri në përdorim rezervat e naftës ishte në janar 1991 kur koalicioni i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara përzuri forcat irakiane nga Kuvaiti.

Njoftimet e fundit patën një efekt të menjëhershënm tek tregjet ndërkombëtare të naftës, dhe çmimet ranë me afro 2 dollarë për fuçi në bursën e New Yorkut te premten pasdite.

XS
SM
MD
LG