Lidhje

Presidenti Ibrahim Rugova kthehet në Kosovë


Në një deklaratë të bërë nga zyrta e tij thuhej se zoti Rugova do t’u rikthehet detyrave të tij si president por do të qendrojë nën vëzhgim mjekësor në banesën e tij. Aty nuk jepeshin hollësi rreth sëmundjes së zotit Rugova megjithëse zyrtarët ndërkombëtarë këtë javë shprehën shqetësim për shëndetin e tij.

Zyrtarët lanë gjithashtu të kuptohej se sëmundja ishte më e rëndë se sa thjesht një infeksion i rrugëve të frymëmarrjes apo grip siç u tha kur zoti Rugova u dërgua me avion për në bazën ushtarake të Landshtulit në Gjermani para një jave.

60-vjeçari Rugova është president i Kosovës që nga viti 2002.

XS
SM
MD
LG