Lidhje

Dëmet e përgjithshme nga Katrina mund të kapërcejnë shifrën e 100 miliardë dollarëve


Ekspertët e ekonomisë amerikane parashikojnë se dëmet e përgjithshme të shkaktuara nga uragani Katrina mund ta kapërcejnë shifrën e 100 miliardë dollarëve.

Specialistët e sigurimeve thonë se do të kenë një tablo më të qartë të humbjeve kur të mund të hyjnë në New Orleans dhe në qytete të tjera të gjirit.

Ata thonë se humbjet ka mundësi të jenë duke u rritur me dhjetra miliona dollarë çdo ditë në New Orleans, ndërsa dëmet e shkaktuara nga uji rëndohen edhe më tej, zjarret vazhdojnë aty-këtu dhe plaçkitjet po ashtu.

Presidenti Bush ka nënshkruar një paketë emergjence prej 10.5 miliardë dollarësh për zonën e goditur nga uragani dhe tha se do të duhen akoma më shumë ndihma.

Ai ka caktuar gjithashtu të atin, ish-presidentin Gorge Herbert Walker Bush dhe ish-presidentin Bill Clinton për të bashkërenduar përpjekjet për mbledhje private fondesh.

XS
SM
MD
LG