Lidhje

Kancelari Shrëder fiton debatin televiziv në fushatën zgjedhore


Rezultatet e para të anketave të opinionit në Gjermani tregojnë se Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder fitoi në një debat me rëndësi me rivalen e tij konservatore, Angela Markel dje. Ky ishte debati i tyre i parë i drejtë për drejtë para zgjedhjeve të 18 shtatorit.

Sondazhet e opinionit menjëherë pas debatit 90 minutësh tregojnë se zonja Merkel u paraqit në debatin me zotin Schroeder më mirë nga sa pritej. Por në përgjithësi, Kancelari u paraqit më i besueshëm se sa udhëheqësja e partisë Kristian-demkrate.

Zonja Markel u hodh në sulm gjatë debatit, duke kritikuar reformat jo-popullore të zotit Schroeder dhe duke e akuzar atë për shkallën e lartë të papunësisë në Gjermani.

Megjithatë, zoti Schroeder mendohet se e ka fituar debatin, por analistët politikë thonë se argumentet e tij të forta nuk do të jenë të mjaftueshme për të eliminuar diferencën prej 11 përqindësh me të cilën zonja Merkel udhëheq në anketat e opinionit.

XS
SM
MD
LG