Lidhje

11 të vrarë nga një sulm vetëvrasës në Hit të Irakut


Zyrtarët irakianë thonë se 11 persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës me makinë-bombë, që kishte si objektiv një bazë të forcave të koalicionit në qytetin perëndimor Hit.

Tetë prej të vrarëve ishin civilë. Në Bagdad, kryengritësit kryen një sulm ndaj një postblloku pranë Ministrisë së Brendshme, që ruhet nën masa të rrepta sigurie, duke vrarë të paktën dy policë dhe duke plagosur 5 të tjerë. Po në Bagdad, zyrtarët thonë se u plagosën 4 ushtarë amerikanë dhe tre civilë në një tjetër sulm vetëvrasës.

Ndërkohë, Ministri britanik i Mbrojtjes tha se dy ushtarë britanikë u plagosën sot në një sulm me bombë anës rrugës pranë qytetit të Basrës, në jug të Irakut. Ushtria amerikane thotë se vrau 7 persona të armatosur, të cilët hapën dje zjarr ndaj trupave amerikane dhe atyre irakiane nga një xhami në qytetin verior Tall Afar.

XS
SM
MD
LG