Lidhje

Aksident ajror në Indonezi


Një avion indonezian udhëtarësh u rrëzua në qytetin Medan duke shkaktuar të pakëtn 143 të vrarë.

Avioni i linjës Mandala, tip Boeing 737, po shkonte në Xhakartë me 117 vetë në bord kur u rrëzua në momentet e nisjes. Aeroplani u përfshi nga flakët që u përhapën edhe në disa shtëpi dhe makina. Autoritetet thonë se 104 nga viktimat ishin në bord dhe 39 prej tyre ishin kalimtarë të rastit. Të paktën 15 nga udhëtarët në bord shpëtuan. Një numër trupash janë hequr nga skena e ngjarjes.

Zyrtarët thonë se ndër viktimat ishin guvernatori i provincës së Sumatrës Veriore. Shoqëria ajrore indoneziane Mandala njofton se aeroplani kishte 112 udhëtarë dhe 5 anëtarë ekuipazhi.

XS
SM
MD
LG