Lidhje

Ish presidentët Bush, Klinton në ndihmë të viktimave të uraganit Katrina


Ish Presidentët Bill Clinton dhe George Bush filluan një fushatë mbarë-kombëtare për të siguruar fonde për viktimat e uraganit Katrin.

Ish Presidentët njoftuan në një konferencë shtypi për krijimin e Fondacionit Bush-Klinton të Katrinës. Fondet e grumbulluara do t’u jepen qeverive të Luizianës, Misisipit dhe Alabamës për të ndihmuar në përpjekjet e rimëkëmbjes.

Ish Presidenti Klinton tha se Kongresi nga ana e tij duhet të shqyrtojë gjithë mundësitë për të lehtësuar vuajtjet e viktimave, si për shembull miratimin e ligjeve që u japin lehtësira firmave të ndryshme që marrin në punë personat e shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

Ish Presidenti Xhorxh Bush tha se firma gjigande e shitjeve me pakicë, Wall-Mart, do t’u japë menjëhere vende pune atyre punëtorëve që janë detyruar të largohen për shkak të uraganit. Wall Mart-i po ashtu po dhuron 23 milion dollarë për fondacionin Bush-Klinton. Zoti Bush dhe zoti Klinton, dikur rivalë politikë, e filluan bashkëpunimin në fillim të vitit për të ndihmuar me fonde viktimat e cunamit në Azi.

XS
SM
MD
LG