Lidhje

Presidenti Moisiu dhe kryeministri Berisha shprehin keqardhjen për sëmundjen e zotit Rugova


Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu u shpreh sot i pezmatuar për sëmundjen nga e cila vuan presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Në një mesazh dërguar zotit Rugova, presidenti Moisiu shton se kurajoja e tij “për të parë të keqen drejt në sy dhe për t’u përballuar me të i ka hije një burri malesh dhe një burri shteti” si ai.

“Populli kosovar, shkruan në mesazhin e tij presidenti Moisiu duhet të ndjehet krenar për qëndrueshmërinë dhe burrërinë e një lideri të sprovuar për të cilin Kosova ka shumë nevojë, sidomos në këto kohëra të rëndësishme kur përcaktohet e ardhmja e saj”.

Po kështu edhe kryeministri Sali Berisha i ka uruar shërim të plotë presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, i cili ka bërë publike se vuan nga kanceri i mushkërive. Zoti Berisha shprehet se guximi me të cilin po i qëndron sëmundjes dhe misioni i madh që zoti Rugova duhet të përmbushë, do ta mposhtin sëmundjen.

XS
SM
MD
LG